Documented Albanian freedom fighters and highlanders from Rugova through out the 19th-20th century – Part Two

Photos and information gathered from relatives.

This article is dedicated to the Albanians locals and freedom fighters from Rugova. The article mentions:

Ali Shpend Rexhaj, Halil Shpend Rexhaj, Isuf Haxhija Zekaj, Musli Cubi Lajqi, Musli Cub Lajqi, Ramë Cub Lajqi, Sali Rama, Binak (Ali) Husaj, Mehmet (Sadik) Hysenaj, Hazir Alisë, Idriz Ali Qorraj, Isuf Ali Qorraj, Isuf Vesel (Dreshaj) Muqkurtaj, Bajraktari Sak Fazlia, Tahir Coli, Ramë Uka (Muqkurtaj), Haxhi Tahiri, Shaban Balia (Mekaj), Ramë Muqkurtaj, Hazir Zymeri (Haxhijaj), Shaqir Balia (Beqiraj), Komandant Hajria, Ujkan Syla (Kurbogaj), Mustaf Kadria (Muqkurtaj), Sak Bajraktari, Husen (Lala) Sylë Demaj, Balë Alia, Avdyl Alia (Muriq), Zekë Muqkurtaj, Adem Lam Lulaj, Bali Lajqi, Vesel Lajqi, Ali Rexha Lajçi, Bajram Curri, Zekë Arif Lajçi, Rankoviq, Enver (Hoxha), Bashkim Ramë Muriqi, Ibrahim Rugova, Imer (Dan) Ibraj, Dervish Ibish Lajqi, Qerim Ukë Muriqi, Shaban Demaj, Binak (Cufë) Lajqi, Haxhi Adem Brahim Selimaj, Isuf Selim Nikqi, Dem Haxhi Nikqi, Isuf Zymer Nikqi, Deme Ahmet Nikci, Haxhi Ahmet Avdyl Nikci, Rexhë Ahmet Nikci, Sali Ukella, Cana Ukella, Arif Tahir Demaj, Mal Bali Haxhijaj, Ali Iberdemaj, Muqe Ujkan Nikqi, Hysen Selmon Husaj, Isuf Selim Nikçi, Sadik Selim Nikçi, Ramë Ali Hysnikaj, Hysen (Mehi) Hajdaraj, Muçë Isuf Lulaj, Bekim Agim Hysenlekaj, Rexhep Dakaj, Ram Jakupi Dakaj, Çelë (Shaban) Kelmendi, Sali Rama (mixhë i Çelë Kelmendit), Deli Shpati Rexhaj, Hali Rexhaj, Ali Rexhaj, Halil Ahmet Murici, Hajdar Feku, Rexh Haxhi Rexhaj, Xhemë Zekë Haxhijaj, Bekë Jashar Haxhijaj, Jashar Zekë Haxhijaj, Zhukë Haxhija, Rizë Zymeri, Sylë Mehmeti, Ragip Loxha, Haxhi Zekë, Ukë Shaban Nikqi, Bajram Rama, Bajram Haxhi Kastrati, Shaban (Sadri) Beqiraj, Metë (Brahim) Beqiraj, Bekë (Musli) Beqiraj, Salih Rama, Ali Tahiri, Bajram Bali, Bali Idrizi, Brahim Beqir Beqiraj, Azem Ujkan Nikçi, Ukë Ramë Kelmendi, , Rrustem Fasli Nikqi Ahmet, Brahim Sadik Nikqi, Ibrahim Haxhi Brahimaj, Bajram Balia, Shaqir Balia, Mehmet Ramë Mujaj, Beke Sahit Kastrati, Fitim Kastrati, Malë Nikqi, Kapllan Nikqi, Hysen Nikqi, Bajram Nikqi, Azem Shkreli, Imer Zenel Syla, Bal Col Mustafaj, Mustaf Isuf Haxhijaj, Milan Vuk, Qaush Bajram Nikçi, Metë Rrustem Lajçi, Sokol Muçë Nikçi, Mustafë Sali Nikçi, Musë Shaban Nikçi, Ramë Qaushi, Rrustem Bajrami, Bajram Ibishi, Muharrem Bajrami, Rrustem Qaushi, Isuf Tahir Lajçi, Ahmet Zogu, Shaban Syla, Sadik Rama Abazaj, Sylë Mehmet Nikqi, Sadik Selim Daci, Shemsi Pashi, Zhuj Selman Daci, Avdi (fotograf), Florim Lajqi, Faton Nikqi, Asllan Nikqi, Rifat Shala, Beqir Rexha Beqiraj, Isuf Regje, Hamz Ujkani, Mustaf Coli, Shaban Bala, Ramiz Bala, Qerim Bala, Brahim Bala, Maxhun Sejd Lajqi, Zenel Lajci, Mustafa Nikci, Avdi Lajci, Nurija Lajci, Zulfia Vukli, Hysen Mehi, Ramiz Shaqir Beqiraj, Ram Imer Beqiraj, Fadil Muce Lulaj, Smajl Çelë Beqiraj, Rrustem (babai i Dr. Ibrahim Rugovës), Rexhep Sadri Hoti, Rruste Sadri Elezi, Besnik Lajci, Regjep Sadri Hoti, Jetish Kadishani, Tomë Miraj, Shaban Kotorri, Sadri Hoti, Alush Sm. Kotorri, Zenel Syle Pepaj, Ramush Mic Lajqi, Uk Rrustemi Kurtaj, Mal Balija Haxhijaj

Ali Shpend Rexhaj edhe Halil Shpend Rexhaj nga Shkreli.

Isuf Haxhija Zekaj. Fshati Dugaive ne Rugove. Endrra e tij ishte bashkimi i trojeve.

?

Musli Cubi Lajqi nga Malajt e Rugoves

Musli Cub Lajqi nga malajt së bashku me vëllanë e tij Ramë Cub Lajqi nga Malaj, ishin luftëtarë-vullnetarë në Luftën e Sanxhakut, ku u përballën me çetnikët. Të vendosur dhe të palëkundur, ata e vunë atdheun mbi gjithçka, edhe mbi familjen.

Me besë dhe fshehtësi, qëndruan pranë kaçakëve të Rugovës, në krye me Sali Ramën Të dy vëllezërit njiheshin për forcë karakteri nuk u gjunjëzuan kurrë, mbetën besnikë deri në fund dhe lanë pas një emër të lidhur me nder për atdheun.

Ramë Cub Lajqi nga Malaj ka qenë luftëtar-vullnetar në luftën e Sanxhakut, 21 ditë në luftë kundër qetnikëve.

Ai ishte shumë i vendosur në vendimmarrje.Kur ishte atdheu në pyetje edhe familjen e lente anash Ai i mbajti gjallë edhe kaçakët e rugovës në krye me Sali Ramën,delegat i 15 fshatërave të Rugovës në Lidhjen e dytë të Prizrenit.

Atyre ju qëndroi besnik derisa përfunduan misionin.Këtë nuk e dinte as gruja e tij,që ishte çika e Sali Ramës. Asnjëherë nuk u gjunjëzua gjithmonë qëndroi i fortë

Në një mëngjes të kthjellët malesh, atje ku qielli i Rugovës takon majat krenare të Shkrelit mitik, fotografia shpalos një copëz të çmuar të jetës së thjeshtë por të thellë.

Në oborrin e shkollës katërklasëshe të Shkrelit, dy burra që mbajnë mbi supe historinë dhe dinjitetin e brezave — Binak (Ali) Husaj dhe Mehmet (Sadik) Hysenaj — qëndrojnë përballë objektivit me një qetësi që flet më shumë se fjalët.

Veshja e tyre, karakteristike për shkreljanët e brezit tē ri, pērballē shallbardhēve historik tē Shkrelit, mbart shenjat e përditshmërisë malësore — një thjeshtësi që shndërrohet në madhështi kur vendoset përballë sfondit të natyrës së egër dhe fisnike të Rugovës.

Malet pas tyre nuk janë veçse një peizazh — ato janë kujtesë dhe kujtim, janë fryma e përbashkët e brezave që kanë mbijetuar nëpër dëborë e stuhi, duke ruajtur nderin dhe tokën.

Në sfond, krenar dhe i patundur, ngrihet Kershi i Bicit, si një rojtar i përhershëm i rrëfimeve të burrave dhe legjendave që lindin mes shkëmbinjve. Pak më tutje, Lugu i Shkrelit shtrihet si një prehje e butë në këtë ashpërsi alpine, ndërsa gurra e Hazir Alisē përmbyll tablonë si një stacion kohe — një gur që ka dëgjuar më shumë histori se çdo libër i shkruar.

Drita që bie mbi fytyrat e burrave është e ngrohtë dhe përplot jetë. Është ajo dritë që vetëm Rugova dhe Shkreli dinē ta japin — një dritë që vjen nga zemra e maleve dhe nga mirësia e njeriut të tokës.

Ata nuk po pozojnë për fotografinë, ata po qëndrojnë siç kanë qëndruar gjithmonë: të palëkundur, të thjeshtë dhe krenarë.
Kjo nuk është veç një fotografi.

Është një dokument shpirtëror, një dëshmi e jetës në male, nē Shkrel, Maje tē Husajve, tēbana tē Sadik Bajramit, një përkujtim i qetë për atë që jemi dhe prej nga vijmë.

Në atë moment të ngrirë në kohë, Shkreli flet përmes dy burrave të saj — dhe ajo që thotë është dashuri, qëndresë dhe fisnikëri

Idriz Ali Qorraj ka qen shumar ju ka ndihmu shum rugovasve si ka denua kurr vllau i Cun Lajcit.

Isuf Ali Qorraj vllau i Cun Lajqit. Ne luften e fundit ky burr e ka leshua kullen e ti qe te behet shtab i uçk brigada 136 rugova. Kullen qe e ndertoj vet i njohur per fuqin e ti qe kishte

Kulla e shtabit i Brigades 136 Rugova qe ju dogj dhe mas shum premtimeve asgje tjeter veq germadhave.

Isuf Vesel (Dreshaj) Muqkurtaj

I lindur në Bogë, më 24.08.1926, ishte djalë i vetëm në familje e kishte dhe një motër nga baba. Me dhënien e kushtrimit për mbrojte të kufirit, në vitin 1943 bie në Kuqishtë dhe lajmërohet ne shtabin e vullnetarëve për tu lajmëruar dhe për ta marrë armën, aty ishte shtabi furnizues, të cilët i pajisnin me armatim dhe fishek edhe pse ishte i ri në moshë ata e pranuan dhe i dhanë një pushke.

“Taliankë të shkurtër”, thotë u gëzova shumë kur e mora armen dhe me i gëzuar isha që do tu bashkohesha trimave të asaj kohe siç ishin: Bajraktari Sak Fazlia , Tahir Coli më të cilin që nga angazhimi im e gjerë në përfundim isha i pandarë , Ramë Uka(Muqkurtaj), Haxhi Tahiri , Shaban Balia (Mekaj) e shumë të tjerë.

Nëna nuk ishte e kënaqur me vendimin tim se isha i vetmi fëmijë i familjes, gjithashtu dhe djali i axhës, Rama nuk e pëlqente kyçjen time në aradhet e luftëtarëve, për arsyen se isha djalë hasreti, kurse babai nuk e kundërshtoi veprimin tim veç me uroi fat dhe te shkoftë pushka mbarë biro tha.

Mori pjesë në luftën e Shekullarit, ku e përshkruan fitoren dhe djegien e të gjitha shtëpive të tyre, largimin e malazezve nga ato troje të cilat kishin qenë troje shqiptare dhe vendosjen e flamurit shqiptar ne to.

Gjithashtu tregon së gjatë luftimeve një person ishte fshehur nder një mulli ne pjesën ku dilte uji dhe në ujë kishte hyrë Ramë Muqkurtaj dhe me tytë pushke tentonte ta nxjerrtë e unë kur e pash u përgatita që ta qëlloi kur te del , por kur doli e pash se ishte një grua dhe unë u largova e Rama e qëlloi me kondak pushke e i tha pse nuk tregove qe je grua e mos me u lag unë për ty këtu.

Pas djegies së Shekullarit duke u kthye rrugës në rresht u dëgjua një krismë pushke nga pjesa tjetër dhe papritmas bërtiti Hazir Zymeri(Haxhijaj) ooo më varruan bre! dhe përnjëherë ra në tokë pa pik shpirtit, e morëm me vete dhe e varrosem.

Gjithashtu i tregon dhe luftimet që u benë në Qafë të Baricës , kur luftëtari Shaqir Balia (Beqiraj) tentoi ta nxinte të gjallë një malazez të cilin e ndjek me vrap ai ik e ky ndjeke e kur afrohet buzë malit e kap për çante e ai që të shpëtoi ja lëshon çantën e ik ne mal e fshehët, kur e pyesim pse nuk e vrave ai thotë që pata dëshirë ta nxë të gjallë.

Në këto luftime morën pjesë dhe brigadat e Bosnes të cilat i udhëhiqte një femër, Komandant “Hajria”, në këto luftime mbeti i plagosur Shaqir Balia të cilin e mori ne shpinë Ujkan Syla (Kurbogaj), u plagos Ramë Uka(Muqkurtaj) të Vrella e Bogëve e në këto luftime u vra Mustaf Kadria (Muqkurtaj) i cili qëndroi heroikisht në Kerrsh të Fakut për orë të tëra duke qëlluar ne forcat armike, ku afër tij u gjinden afër 100 gëzhoja të zbrazëta të cilat i kishte zbrazur në armikun, por fatkeqësisht një plumb e qëllon dha aty mbetet i vdekur.

Në këtë betejë u plagos dhe luftëtari i shquar Tahir Coli i cili thoshte që mos me këqyrni mua, së mua nuk me kap pushka e malazezit dhe vërtetë atë nuk e mori pushka e malazezit por ata kishin qenë mysliman, se të stanet e Bogëve është vra një ushtar armik dhe kur e këqyrin ai kishte qenë i bam synet.

Më 31 maj u dha kushtrimi se në Kacuberr dhe në Maje të Smilovicës kanë mësy forcat malazeze, më të dëgjuar lajmin luftëtaret u bashkuan dhe u filluan në mbrojtje te trojeve etnike. Isuf Veseli (Muqkurtaj) së bashku më Ramë Ukën e të tjerët u filluan për në mbrojtje të Majës së Smilovices sepse ajo ishte një pikë shumë strategjike nga ku kontrollohej komplet terreni.

Isufin me vete e mori Tahir Coli, rrugës duke shkuar në vendin e quajtur ”Qukare” forcat armike e filluan breshrin e gjuajtjeve me armë të llojeve të ndryshme, aq ishin gjuajtjet e rrufeshme sa që këputeshin degët e lisave a na binin ka koka.

Kur mbërritëm afër majës filluam të pozicionoheshim, Saku me Haxhin , Shaban Balin( Mekaj) e më të tjerët u vendosën në Maje, kurse Isuf Muqkurtaj me Tahir Colin dhe me Hysen Lalen(Alinë)Demaj hymë nder Maje dhe kur u vendosëm nëpër pika nisem ta vëzhgonim terrenin.

Kur pas pak filloi një pushkë të dëgjohej përmbi neve, Tahiri më të dëgjuar i tha Hysenit shko e këqyr mos e kanë lëshuar Majën ata e kishte fjalën për Haxhinë dhe Shabanin, Hyseni i tha jo more se mos janë malazezët e Isufi si i ri që ishte dhe që nuk dinte së çka qet pushka për tyte, i tha po malazezët e dreqit po ku janë malazezët këtu, e u nis vet që të shkonte me këqyr, por si ka mbërri afër tyre përnjëherë janë qua në këmbë malazezët dhe kanë fillua më breshëri plumbash të gjuajnë në të me tre mitraloz të krahut.

Njeri nga ta e ka nxjerrë një bombë dhe e ka hedh ne drejtim te tij dhe për fat shtypja e bombës e hedh përmbi disa qufrra (lisa të vegjël) pa prek nëpër tokë fare dhe bie para këmbëve të Tahir Colit i cili më dëgjuar krismat ai hyn nder ta si strateg që ishte, dhe i qëllon për vdekje ata, Isufin e pyet a je mirë a te ka kap kund ndonjë plumb , e ai njëherë shikohet dhe e shef se nuk është i plagosur por pak i shqetësuar.

Tahiri ishte luftëtar që shquhej për guxim e trimerinë dhe kishte strategji luftarake, dinte ta mbajë gjallë moralin e ushtarve, gjatë luftimeve qëndronte pip në këmbë vetëm shinjerin(pallton) e afronte nganjëherë, nuk ulej as nuk fshihej, por luftën e bënte ballë për ballë me malazezët, nuk kishte vend qe nuk e kishte pallton te shpuar nga plumbat.

Isufi rrëfente fjalët e Tahirit, mu drejtua me këto fjalë: shëndosh të kam shti ndër Maje dhe shëndosh kam me të qit në Maje, e shikova në sy dhe krijova një bindje ne vete se ky po dika diçka dha nga ai moment jam zhveshur nga frika tërësisht, aty ai ma dhënë një pushkë të re.

Kur hipëm në Maje e pamë së e kishin vra Sakun(Bajraktarin) dhe malazezët ishin kanë ka e ruajnë me e marrë kufomën e tij, atë e kishte marrë një plumb në ballë dhe ja kishte hekur kapakun e kokës e të gjitha trutë ja kishte hedhë ne lendinë, ai kishte rrëshqitur nder Maje dhe nga aty e nxjerrin luftëtarët trima, vëllezërit Balë Alia , Avdyl Alia (Muriq) që nuk e dinin së çka është frika, kishte dhe të tjerë që u ndihmuan në nxjerrjen e kufomës.
Shkroi; Zekë Muqkurtaj
Fotografi e vjeter e korrigjuar

Adem Lam Lulaj (1898-1990) nga Stankaj Rugove.

Bali dhe Vesel Lajqi, dy vëllezër nga fshati Llutovë i Rugovës, ishin burra të ndershëm, punëtorë dhe me zemër të madhe. Të rritur në frymën e traditës rugovase, ata u shquan për burrëri, urtësi dhe respekt ndaj familjes, fqinjëve dhe vendit. Le të pushojnë në paqe.

Ali Rexha Lajçi Babai i Çun Lajçit ishte roja i Bajram Currit.

Zekë Arif Lajçi, i burgosuri i burgut famëkeq të Nishit, nuk reshti kurrë së thirruri fuqishëm emrin e shqipes, këtej e andej kufirit, për ta bërë fluturimin në qiellin e përbashkët arbëror.
Ecte guximshëm shtigjeve të jetës dhe kurrë nuk e njohu dorëzimin.

I gatshëm për sakrificë, u përball me sfida të shumta në rrugën e bashkimit kombëtar. Ngriti zërin atëherë kur të tjerët heshtën, dhe zëri i tij u bë kushtrim lirie për brezat që erdhën pas tij. Për këtë thirrje, për këtë shkrirje me idealin, qëndroi burrërisht në burgjet sllave dhe nuk u thye kurrë.

Në kohën famëkeqe të Rankoviqit u detyrua të kalonte në Shqipëri, me shpresën se do të gjente mirëkuptimin e idealit të shumëdëshiruar nga shteti amë. Por edhe atje, shërbëtorët e sistemit monist të Enverit e vunë në torturë. Ia doli të kthehej më pas në vendlindje, ku pas pak u burgos sërish nga UDB-ja jugosllave.

Jeta e tij ishte e mbushur me përballje të vështira, në përpjekje të pandërprera për ta ruajtur njeriun e atdheut, idealin e lirisë dhe për të forcuar shpresën te të tjerët se Kosova do ta arrinte pavarësinë e saj.
Ishte frymëzim fisnikërie, bujarie dhe guximi njerëzor. Mbi të gjitha, ishte nderi i së vërtetës njerëzore.

Bashkim Rame Muriqi krahu i djatht i Ibrahim Rugoves.

Imer (Dan) Ibraj nga fshati Haxhaj të Rugoves. (1937-1988). Një burr i beses dhe i fjalës.

Dervish Ibish Lajqi, luftëtar i Rugovës në tri luftëra. Nuk ka lan djalë, veç nipa. Ky nuk ka fol shumë, ka qen plak i mençur edhe trim. Por thonë që kur e kanë vet për luftën, për mbrojtjen e Sanxhakut, ka thënë: “Ma hek mish e shpirt, kom gjujt në shkije si me ma pas vra babën.”

Bir i Rugovës kreshnike , tokë e burrërisë dhe e qëndresës shekullore, Qerim Ukë Muriqi ishte një burrë i pashoq, i rritur me vlera të larta njerëzore dhe atdhetare.

Me karakter të fortë, zemër të pastër dhe shpirt të pathyeshëm, ai u bë shembull i guximit, besës dhe përkushtimit ndaj atdheut. Në ditët më të rënda për Kosovën, Qerimi zgjodhi pa hezitim rrugën e nderit dhe sakrificës, duke e flijuar jetën për lirinë që sot e gëzojmë.

Ai nuk jetoi vetëm për veten, por për popullin dhe kombin e tij, duke u përjetësuar si simbol i krenarisë dhe dinjitetit kombëtar. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme dëshmorit Qerim Ukë Muriqi! 

Shaban Demaj

Binak (Cufë) Lajqi
Mesues i te gjithave shkollav ne Rugovë dhe nje koh te shkurter mesus ne Zahagj te Pejes.

Haxhi Adem Brahim Selimaj nga fshati Boge.

Isuf Selim Nikqi, Dem Haxhi Nikqi, dhe Isuf Zymer Nikqi. 1941, Novi Pazar. Foto e rralle dhe e vjeter e korrigjuar. Autor: une.

Deme Ahmet Nikci (Dem Haxhia).

Deme Ahmet Nikci (1903-1941), Haxhi Ahmet Avdyl Nikci (1875-1943) dhe Rexhë Ahmet Nikci (1913-1942)

Sali Ukella

“Kohë të trishta..

Djajtë nxorën fëmijët nga klasat në oborrin e shkollës, duke i rrethuar dy nga dy, siç ndodh shpesh as kohë kur dilnin në ndonë “manifestim”, ose kur i çonin të shihnin ndonë film ose ndodh faqe. Kjo ishte të gjithë nxënës të “Progjinnazit” në Pejë

Fëmijë zemërbardhë duke menduar që po shkojnë dhe po i dërgojnë të arrijnë, duke filluar nga ia mori këngës, të gjithë këndonin në atë të vetën, duke ditur me një zë, duke ditur me një tjetër. Kur mberritën në krye të Zallit e nga aty teposhte e te Hoteli “Korzo” fëmijë i drejtë ka parku, kaluan shtëpi të kulturës, pasaj kineman e i shpien drejtë e rrugëve për në Karagaç

Fëmijë hyn në Parkun e Madh duke menduar se ka sjellë për të lozur me majë, por jo pikërisht në atë vend i priti befasia e madhe, para se të kenë një njeri me duar të lidhur për një shtyllë, e para një gropë të madhe të çelur dhe dheu i nxjer nga gropa, kurs aty nga gropë një tog e armatosur ushtarakësh e policisë

Fëmijë i rrethuar në të dy, nuk pyet për asgjë, të gjitha i kishin ngritur gjakun. Njeriu me duar të lidhur ishte Sali Ukella, djali i Canës, ku ky i fundit u vra në Çakorr më 1944 në mbrojtje të trojeve tona.

Saliu ishte një ndër drejtuesit e “Ballit Kombëtar”, ku shërbeu në Pejë, Prishtinë e Tiranë. Arrestohet në shkollën e Rosujës të rrethuar nga OZN-a. Para se të pushkatohet e mbaron qyteti nga Korza deri në Karagaq (Parku i Madh). Sy patremburi Sali Ukella bëri me:

“Hallall gjakun tokësore!

“Rroftë Shqipnia Etnike!

“Poshtë komunizmi!”

Dhe në fund iu drejtua atëherë së pushkatimit “Qitni, ai ju dh.efsha në të!”

Tri herë shqiptojë këtë fjalë me plumb në trup, dhe mandej u rrëzue në tokë që e lindi”

Arif Tahir Demaj dhe Mal Bali Haxhijaj nga fshati Boge.

Ali Iberdemaj. I vrare ne luft me Maj 1, 1999.

Muqe Ujkan Nikqi nga Shtupeqi i Madh. Nje malsor i Rugoves.

I dyti nga majta esht Hysen Selmon Husaj. Tjerët janë të paidentifikuar.

Dy vllezerve luftetar te Shqipnis Etnike nga Reka e Allages. Isuf Selim Nikçi (1912-2004) dhe Sadik Selim Nikçi (1904-1975).

Ramë Ali Hysnikaj nga Stankaj.

Hysen (Mehi) Hajdaraj (1909–2001) lindi në një kohë shumë të vështirë për familjen dhe për popullin shqiptar.

Në vitin 1926, pothuajse të gjithë meshkujt e fisit të tij u vranë nga armiqtë serbo-malazezë në Drelaj. Mbi Hysenin, edhe pse ende i ri, ra e gjithë pesha e familjes.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai mori pjesë krah për krah me rugovasit që e donin lirinë më shumë se jetën. Pasi mbetën të rrethuar në territorin malazez, së bashku me disa rugovas dhe kapedanin Bibë … 

Muçë Isuf Lulaj (1935-1999). U vra në masakren e Qyshkut dhe të Pavlanit me 14 Maj 1999 nga forcat serbe.

Bekim Agim Hysenlekaj nga Strelli i nelt ku humbi jeten ne lulet e rinis ne shtetet e bashkuara te Amerikes qe 18 vjet.

Rexhep Dakaj nga Stankajt tash e 2 vjet ka ndrruar jet.

Ram Jakupi Dakaj ka ndru jet qe 32 vjet nga Stankajt

Çelë (Shaban) Kelmendi në kohën e rinis së tij ( tashmë i ndjerë ) nga Treboviqi i Pejës i shërbeu shkollës fillore ” Skënderbeu ” plot 42 vite si mësues.

Ka punuar edhe si mesues 42 vite ne shkollen fillore Skenderbeu ne Treboviq, Pejë. Po ashtu mixhë e ka pas Sali Ramën nga Rugova.

Deli Shpati Rexhaj nga Shkreli. Vllau i Hali Rexhaj e Ali Rexhaj

Halil Ahmet Murici i fotografuar ne Shkoder ne vitin 1942. Burr i dalluar ne Rugove, njohes i mir i Historis sidomos i asaj te Rugoves pasi qe ka qen edhe vet i perfshir ne shum ngjarje. Me 20.01.1993 pushoi se rrahuri zemra e Halil Ahmetit. Ne femijet tu,nipat dhe mbesat nga Rugova,Peja, SHBA, Suedia dhe Gjermania te kujtojme me krenari.

Isuf Zymer Nikqi nga Shtupeq I Madh bashkluftetar i Dem dhe Regj Hagjis ku ka mar pjes ne shum luftra ne veqanti ku asht plagos Bajraktari i Rugove Sak Faslia dhe asht ra heroikish Dem Hagjia ne Novi Pazar.

Nga e majta Xheme Zekë Haxhijaj, Bekë Jashar Haxhijaj dhe Jashar Zekë Haxhijaj.

Xhemë Zekë Haxhijaj (1892–1979) lindi në vitin 1892 në Bogë të Rugovës. Ishte shqiptar, i martuar me Hajrijen nga fisi Shala dhe kishte tre fëmijë. Para Luftës së Dytë Botërore jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe nuk kishte qenë i dënuar më parë. Që në fillim ai ishte dëshmitar i instalimit të pushtuesit dhe gjatë gjithë jetës së tij luftoi kundër tij.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Xhemë Haxhijaj ishte përkrahës i ideve kombëtare dhe bashkëpunëtor i figurave të njohura të rezistencës, duke marrë pjesë në luftime të drejtpërdrejta për mbrojtjen e kufirit etnik shqiptar në zona si Morina, Çakorri, Mokna, Smilovica, Tregovishta dhe Zhanica.

Pas përfundimit të luftës, gjendja politike dhe e sigurisë në Rugovë u përkeqësua ndjeshëm. Prijësit lokalë, ndër ta Zhukë Haxhija, Sali Rizë Zymeri dhe të tjerë, vendosën të dilnin në mal dhe të rezistonin me armë kundër pushtetit të ri jugosllav.

Në këto rrethana, Xhema u arrestua disa herë dhe u detyrua të jetonte në ilegalitet. Më 1 shtator 1946, me aktgjykimin nr. 206/46, ndërsa më 22 tetor 1946 u shpall vendimi përfundimtar, ai u dënua fillimisht me 111 vjet burg të rëndë, me humbjen e të drejtave politike dhe qytetare (përveç atyre familjare), si dhe me konfiskimin e pasurisë: 100 dhen, 100 qengja, 12 lopë dhe 7.000 kilogramë misër.

Në rigjykim, falë deklaratave mbrojtëse të Sylë Mehmetit, i cili atëherë ishte kryetar i Rugovës, dënimi iu ul në 12 vjet burg të rëndë. Xhemë Haxhijaj vuajti gjithsej 10 vjet burg dhe u lirua nga burgu i Mitrovicës së Sremit më 29 nëntor 1956. Gjatë burgimit ai qëndroi bashkë me shumë veprimtarë të tjerë, si Ragip Loxha, Tahir Coli, Haxhi Tahiri e të tjerë.

Pas lirimit, i njoftuar nga miqtë se do të arrestohej sërish për vrasjen e një polici, të cilën nuk e kishte kryer, u detyrua të ikte në Shqipëri. Pas shumë vitesh, ai u kthye në Kosovë në vitin 1976.

Xhemë Zekë Haxhijaj u nda nga jeta më 9 shtator 1979 dhe u varros në fshatin Arrishtë (Bllagaje), duke lënë pas një jetë të shënuar nga rezistenca, burgimet dhe përndjekja politike

Ukë Shaban Nikqi nga Pecaj. Ndrroj jetë me 20.06.2023.

Bajram Rama edhe Bajram Haxhi Kastrati. Bajram Rama i Koshutanit u denue me 20 vjet burg, Bajram Haxhi Kastrati i Shtupeqit te vogel me 15 vjet burg.

Shaban (Sadri) Beqiraj, Metë (Brahim) Beqiraj dhe Bekë (Musli) Beqiraj.

Nga Fshati Shtupeq i Vogel, Fis Kelmend i Rugoves. Nje Familie e madhe luftetaresh qe u domtuan me se shumti dhe masakra e vitit 1919 pothuajse nje pjes te madhe te kesaj familje e domtoj pas masakres vite me von u kthyen prap ne fshat dhe vazhduan Jeten nga fillim

Salih Rama me Ali Tahirin ne Luften e Novi Pazarit te vitit 1941. Fotografi e vjeter e korrigjuar.

Bajram Bali, djali i Bali Idrizit prej Bogve.

Brahim Beqir Beqiraj nga fshati Boge te Rugoves.

Azem Ujkan Nikçi nga Rekë e Allagës. Kaçak dy vite, i dënuar me pushkatim ne mungese nga komunistet. Vdiç ne Shtator 2010.

Ne foto esht Ukë Rame Kelmendi nga Reka e Allages. Atdhetar patriot dhe krah i Dr. Rugovas. Me shall esht Petrit Lulaj Ushtar i UÇKs me betejen e Koshares.

(Haxhi) Rrustem Fasli Nikqi Ahmet edhe Brahim Sadik Nikqi nga Shtupeqi i Madh.

Ibrahim Haxhi Brahimaj nga fshati Drelaj ne Rugove. Vdiq me 05:12:2021.

Vllezrit nga Bogë – Bajram Balia dhe Shaqir Balia. 1970

Shtesë: Nese e kini nje foto te hidisun pak ma mire, ma dergoni ju lutem. Fotografia originall nuk duket hiq

Mehmet Rame Mujaj nga fshati Dugaiv dhe Beke Sahit Kastrati nga Shtupeqi i Vogel. Trimi i 3 lufterave dhe i burgosur politik 13 vite ne Sremska Mitrovic dhe 3 vite kaqak. Derguar nga Fitim Kastrati.

Rexh Haxhi Rexhaj nga Shkrel. Nipi i Hajdar Fekut.

Vllezerit Malë dhe Kapllan Nikqi nga lagja Llazaj-Shtupeq i madh Rugovë.

Rapsodet rugovas tani te ndjer Hysen dhe Bajram Nikqi tue kendua keng malsorqe.

Jan disa burra nga rugova i dyti eshte Bajram Selmon Husaj edhe i fundit ulur eshte Azem Shkreli.

Ibrahim Haxhi Brahimaj dhe Imer Zenel Syla me tirqi

Rugove. Haxhi Zekë Brahimin esht ktu. Personi i katërt në pjesën e pasme nga e majta

Bal Col Mustafaj nga fshati Haxhaj Rugovë. Kaqak i njoftun dhe shpi me zë.

Mustaf Isuf Haxhijaj. Ne moshen 18 vjeqare vret vojvoden e Petnices Milan Vukun. Mustafa ishte bashkpuntor i Haxhi Zekes. Nga Lagjes Lucaj Muriq. Ka lindur ne Boge dhe eshte varrosur ne Bllagaje.

Rugove, 1968.

Nga e majta ne kembë: Qaush Bajram Nikçi, Metë Rrustem Lajçi, Sokol Muçë Nikçi, Mustafë Sali Nikçi, Musë Shaban Nikçi, dhe ulur Isuf Selim Nikçi.

Burrat nga Shtupeqi i madh Ramë Qaushi, Rrustem Bajrami, Bajram Ibishi, Muharrem Bajrami, Ramë Bajrami dhe i fundit Rrustem Qaushi. Pejë.

Isuf Tahir Lajçi (Broqi) nga Shtupeqi i vogel.

Ai ishte pjesmarres ne luftrat kunder malazezve. Pasi u shperngulen rugovasit ne shqiperi nese nuk gaboj rreth vitin 1918, Isuf Tahir Lajçi thuhet se ka sherbyer si roje besnike ne pallatin mbretror te mbretit Ahmet Zogu pasi ai e mori pushtetin ne Shqiperi.

Shaban Syla i Koshutanit dhe Sadik Rama Abazaj.

I pari nga e majta eshte Sylë Mehmet Nikqi. I dyti Sadik Selim Daci. I treti dhe I katerti eshte Shemsi Pashi me te birin dhe I fundit eshte Zhuj Selman Daci. Flm Avdi!

Florim Lajqi nga fshati Malaj, invalid i luftes ende me pluma te shkaut ne trup. Faton Nikqi dhe Asllan Nikqi nga fshati Shtupeq I Madh, deshmor dhe Rifat Shala nga fshati Drelaj, edhe ky deshmor.

Beqir Rexha Beqiraj. Vllau i Isuf Regjes perndryshe Familjar i Sali Rames. Ky esht edhe babai i Brahim beqir Beqirajt.

Hamz Ujkani i Pepajve, Mustaf Coli i Haxhajve, Shaban Bala i Balcolit, Ramiz Bala, Qerim Bala dhe Brahim Bala.

Drelaj?

?

Maxhun Sejd Lajqi, lahutar.

Zenel Lajci, Mustafa Nikci, dhe Avdi Lajci, 1950. Foto e vjeterr e korrigjuar.

Nurija Lajci dhe Zulfia Vukli.

Hysen Mehi i Dugaive, Ramiz Shaqir Beqiraj i Bogve dhe Ram Imer Beqiraj i Bogve.

?

Fadil Muce Lulaj (26.1.1963-3.7.1990)

“NJË ZJARR TA FLAKEROI BUZEQESHJEN NJË MALL TA DOGJİ ZEMREN NJË LAJM TA KALLI SHPIRTIN NJË DESHIR TA FIKU JETEN 2 KORRIKU… Ani.”

Smajl Çelë Beqiraj, i lindur me 14.10. 1923 , i vrare nga paramilitaret serbe ne majin e 1999. Smajl Çela si femije shtate vjec kishte shpetur pa u vrare gjate nje sulmi te forcave malazeze Bogë. I shpetoi plumbit te armikut si femije – Ne fund; u vra nga armiku nga te njejtit plumb.

“Ky është ideali per bashkimin e trojevë shqipetare ktu flet qart historia e trimeria ne foto dy idealistet babai i,. Dr.Ibrahim Rugoves,.

Rrustemi, si dhe kryefamiljari i yni,. Rexhep Sadri Hoti, respekt per kta burra te idealit per liri viti 1944 te ekzekutuar ne Istog ne vendin e quajtur Verrat e Istogut.”

Rexhep Hoti dhe Rruste Sadri Elezi. Photo by me.

Besnik Lajci

Regjep Sadri Hoti

Libri “Jetish Kadishani – Tomë Miraj”:

“…treditor dhe biseda që u zhvillua në mes të dy komandantëve të…”
Shaban Kotorri tha:

Sadri Hoti (1923) bashkëluftëtari i Shaban Kotorrit

“Kush është shqiptar eni pas meje se me çetnikët besë nuk ka,
prandaj do t’ua kallim pushkën! Shumë luftëtarë iu bashkuan atij
dhe menjëherë doli fjala e tij, se çetnikët në kodrën përballë
kishin qenë gati të nisin luftën ndaj shqiptarëve edhe përkundër marrëveshjes së proklamuar.

Një mitraloz po bënte kërdi në shqiptarët, por Shaban Kotorri hyri përfundi dhe e asgjësoi, por edhe vet u plagos në këmbë.
Shokët e bartën në krah dhe nuk lanë që të zinin çetnikët të gjallë.

Pra, në sajë të trimërisë dhe syçeltësisë së Shaban Kotorrit
u shpartalluan çetnikët shumë herë më të armatosur dhe në pozicione
shumë më të përshtatshme për luftë.

Çetnikët e mbanin Çiçevën, ndërsa shqiptarët Kalludrën përballë tyre.
Pas dy javë qëndrrese, çetnikët u shpartalluan …
… njësitë e luftëtarëve shqiptarë në krye me Alush Sm… Kotorri”

(teksti në fund është i prerë dhe jo plotësisht i lexueshëm)

Fshati Pepaj i Rugoves. Brigada 136 Rugova.

Kulla e Zenel Syle Pepaj.

Ramush Mic Lajqi dhe Besnik Lajqi. Familja e Zenel Syleve Pepaj, deshmor.

Fshati Pepaj. Kulla e Zenel Syle Pepaj ma e madhja ne Rugove.

Mal Balija Haxhijaj edhe Uk Rrustemi Kurtaj

← Back

Thank you for your response. ✨

© All publications and posts on Balkanacademia.com are copyrighted. Author: Petrit Latifi. You may share and use the information on this blog as long as you credit “Balkan Academia” and “Petrit Latifi” and add a link to the blog.